100% ORIGJINAL • TRANSPORTI FALAS
ZBRITJE DERI NË 85% NË TË GJITHA BRENDET
VENDI I DUHUR PËR AROMËN TUAJ PERFEKTE
Termat dhe Kushtet – Valerias Store Inc.

Mirë se vini në Revluxion Beauty. Duke përdorur faqen tonë dhe duke kryer blerje, ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Ju lutemi lexoni me kujdes përpara se të përdorni shërbimet tona.

1. Përgjithësime
  • Këto terma rregullojnë përdorimin e faqes sonë dhe shërbimeve të ofruara nga Revluxion Beauty Inc.

  • Duke hyrë ose bërë porosi, ju pranoni automatikisht kushtet e përshkruara këtu.

2. Produktet
  • Të gjithë produktet tona janë origjinale dhe të certifikuara.

  • Fotot në faqe janë ilustrime dhe mund të ketë ndryshime të vogla nga produkti real.

  • Disponueshmëria e produkteve mund të ndryshojë pa paralajmërim.

3. Porositë
  • Të gjitha porositë bëhen nëpërmjet faqes zyrtare revluxion.com.

  • Ju do të merrni një email konfirmimi pas çdo porosie.

  • Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë një porosi në rast mospagesash, mashtrimesh ose mungese produkti.

4. Çmimet & Pagesat
  • Të gjitha çmimet shfaqen në Euro (€) dhe përfshijnë taksat e aplikueshme.

  • Pagesat pranohen me kartë krediti/debiti dhe opsione të tjera të sigurta online.

  • Pagesa duhet të përfundojë para dërgesës së produktit.

5. Dërgesat
  • Porositë dërgohen me posten DHL.

  • Transport falas për porosi mbi 150 €.

  • Koha e dorëzimit ndryshon sipas vendndodhjes së klientit (zakonisht 1–3 ditë pune).

6. Kthimet & Rimbursimet
  • Produktet mund të kthehen brenda 5 ditëve nga marrja e tyre, vetëm nëse janë në gjendje të re, të papërdorura dhe me paketimin origjinal.

  • Artikujt e blerë me zbritje janë blerje përfundimtare dhe nuk mund të kthehen.

  • Kostot e transportit për kthimin mbulohen nga klienti, ndërsa tarifat e transportit origjinal nuk janë të rimbursueshme.

7. Privatësia
  • Të gjitha të dhënat personale trajtohen sipas Politikës së PrivatësisëRevluxion Beauty Inc.

  • Ne përdorim informacionin tuaj vetëm për qëllime të përpunimit të porosive dhe përmirësimit të shërbimeve tona.
  •  
8. Përgjegjësia
  • Revluxion Beauty nuk mban përgjegjësi për vonesat e shkaktuara nga transportuesit ose faktorë të jashtëm.

  • Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i gabuar i produkteve.

9. Ndryshime në Termat & Kushtet
  • Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar ose përditësuar këto terma në çdo kohë.

  • Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit.
10. Kontakt
Produktet në shportë

Shporta juaj është e zbrazët

Ju mund të shikoni të gjitha produktet në dispozicion.

Kthehu tek dyqani
🇫🇷🇮🇹🇺🇸🇬🇧🇨🇭 Revluxion Beauty shërben klientë në mbi 15+ qytete me 150+ brende luksoze, duke ofruar përvojë të qëndrueshme dhe të besueshme kudo